KRUJE- Flamur Haka është një nga personat e ndaluar sot nga Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA gjatë aksionit blic në Krujë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se përveç Hakës, janë shoqëruar në polici edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit si Ylli Cangut.
Në terren ndodhen mbi 20 mjete të forcave speciale

Flamur Haka, i cili njihet në zonë me emrin Tuku, mendohet se është ‘koka’ e grupit kriminal të Niklës, që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës.

Flamur Haka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2008 ai u dënua me burg për 7 grabitje me dhunë, atentat si dhe rrëmbim personi.

Për këto vepra ai u dënua me 16 vjet burg. Sakaq, vazhdon bastisja e shtëpive të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjesë e grupit të Niklës. Në aksionin e policisë janë përfshirë edhe snajpera, për të parandaluar kështu precipitimin e situatës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb