SHBA- Ende nuk ka asnjë titull zyrtar, Ivanka Trump tashmë po shihet se ka ndikim të madh politik në Shtëpinë e Bardhë. Ajo qartë është anëtari më i fuqishëm i tërë familjes presidenciale amerikane.Ajo po e udhëheq Presidentin Donald Trump gati se në të gjitha takimet e politikës me drejtuesit e bizneseve të mëdha. E shoqëroi babain edhe në një udhëtim në Dover Air Force Base Delaware, për të nderuar eshtrat e kthyer e një marinësi amerikan të forcave speciale SEAL, që ishte vrarë në një sulm në Jemen.

Ajo gjithashtu priti ‘drejtorët e mëdhenjë’ të Amerikës në shtëpinë e saj, për të folur politikë dhe të përdorur ndikimin e saj në prapaskenë në Shtëpinë e Bardhë.

Ivanka e bukur dhe e re 35 vjeç, pret që të luajë role esenciale në emërimin e posteve ekzekutive. I pari emërim është burri i saj si shef i administratës, i cili vjen nga një familje e pasur hebreje, Kouchner.

“Babai im është president, dhe me shpresë, unë jamnë Washington për të mbështetur atë dhe çështjet që gjithmonë janë kujdesur ti mbështeti gjatë karrierës time profesionale”, ka thënë Ivanka Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb