Deputeti Lefter Maliqi ka bërë sot një deklaratë të fortë, teksa ka thënë në një dalje për media se shumë shpejt do dalë një kryebashkiak i PS, që thith drogë e heroinë.


Duke sulmuar ashpër kryeministrin Rama, deputeti tha se ai është i sëmurë dhe nuk heq dorë nga vesi për t’u takuar me kriminelë. Sipas tij, është e sigurt që një kryebashkiak i Shqipërisë së mesme dhe të jugut konsumon lëndë narkotike, duke shtuar se e ka nga burime tepër të sigurta.


“Ky kryeministër është i sëmurë, nuk heq dorë nga vesi për t’u takuar me kriminelë. E mbushi parlamentin me kriminelë. Ke kryebashkiakë kriminelë. Dy ikën. I treti është i Vaut të Dejës.


I katërti po jua them ju, një pjesë e medias e dinë, do të dalë shpejt, nëse nuk del ka ndërhyrje. Është i tillë që thith mall, kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, që thithë drogë, heroinë. E di se e kam burim tepër të sigurt”, u shpreh deputeti Maliqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb