Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke u shprehur se “Bufi”, pra Sali Berisha synon të kthehen në pushtet për të shkatërruar më shumë vendin, suke mos u mjaftuar me dy mandatet e para.

Ai ngriti dyshime edhe në lidhje me burimin e të ardhurave më të cilat PD ka paguar këshilltarin e fushatës Chris LaCivita.

Kryeministri Edi Rama: Latifi publikoi dje një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen: Kush është miu? Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, është vërtetë të jesh i lindur me këmishë. Se bufi është bufi, por për miun ka shumë kandidatë që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi te bufi si njeri dhe bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb