TIRANE – Noizy është një nga reperët më të komentuar sa i takon jetës së tij private dhe romancave me femra VIP. Por, kohëve të fundit, ato që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e reperit janë modelet.

E fundit është Kristin Prengaj, ish-konkurrentja e “Miss Universe”, e cila ka postuar një foto ku shihet përkrah reperit të famshëm. Kristi është një modele e re në moshë, por shumë e njohur në rrjetet sociale. Në foton me Noizyn ajo shfaqet shumë seksi, pranë reperit të njohur shqiptar.

Pak javë më parë Kristin Prengaj ishte pjesë e konkursit të bukurisë “Miss Universe Albania”, por nuk arriti të rrëmbente vendin e parë. Megjithatë, modelja nuk kaloi pa vëmendje në këtë konkurs. Ajo u vlerësua si “Miss Inteligjenca”.

Ndërsa Noizy prej disa kohësh deklarohet single. Ndoshta tashmë që është njohur me modelen, reperi mund të ndryshojë shumë shpejt status.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: