Kryeministri Edi Rama komentoi sërish gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt. Rama u pyet nga gazetarët se kush është Nesti Angoni, personi i vetëidentifikuar me këtë emër që ka kallëzuar kryebashkiakun e Tiranës në Prokurorinë e Posaçme.
Rama tha se nuk ka parë asnjë akuzë ndaj Veliajt, ndërsa shtoi se po e ndjek me vëmendje procesin ndaj tij.
Pyetje: Z.Rama, kush është Nesti Angoni?
Edi Rama: Mos më shtyni në këtë ngasje. Është shumë specifik ky rast për shumë arsye. Nuk kam asnjë koment. Nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkretë, kam ndjekur por s’kam parë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment dhe natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin që siç po e ndiqni ju me vëmendje dhe uri të madhe, ne pa uri, por me vëmendje po e ndjekim me shumë kujdes.
(BalkanWeb)