Që prej vitit 2017, Partia Demokratike, e drejtuar asokohe nga Lulzim Basha nisi denoncimet sa i takon projekteve të inceneratorëve. Prej 6 vitesh, Partia Demokratike lëshoi akuza në drejtim të qeverisë “Rama” për përfshirjen në këtë skemë të kryeministrit si dhe të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, me akuzën se janë vjedhur 430 milionë euro, për tre inceneratorë në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Pas disa kohësh që mediat filluan të flisnin për këtë skandal, ishte PD që publikoi dosjen nga ana e saj me denoncime për gati 1 muaj, me fakte dhe prova të padiskutueshme. Në daljet për media, Basha akuzonte shpesh herë Ramën dhe Ahmetajn për lidhjet e tyre të paligjshme me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. “Kush është peshku i madh?”, pyeste vazhdimisht Basha në daljet e tij për mediat, ndërsa i bënte thirrje SPAK-ut që të niste hetimet.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hapej rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmteaj, ndërsa maxhoranca dhe opozita u bënë bashkë dhe mbështetën kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë, Ahmteaj nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa është konfirmuar nga avokatët e tij se është në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: