ITALI – Shqiptari 39-vjeçar i qëlluar për vdekje një natë më parë në qytetin e Torinos është identifikuar si Shpëtim Frashëri, i njohur me nofkën “Çimi”.

Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri rreth orës 03:30.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Torino, dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar.

Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia italiane thotë se autorët qëlluan tre herë me armë. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve shqiptare.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: