Analisti Fatos Lubonja, duke diskutuar për temën “Kush i nxjerr dosjet e SPAK?” në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se nuk mund të jetë problemi madhor i SPAK ata që shkruajnë gazetarët.

“Po flasim për etikë, sipas prokurorit që foli në Gjykatën Kushtetuese. Etika e gazetarit varet, sepse mund të nxjerrë gjëra edhe nga jeta private i ndonjë individi. Ke qejf ta botosh, por mendoj se duhet botuar çka është në interes të publikut. Nuk di nëse është ky problemi i SPAK.

Një gazetar publikoi një dokument me vulë gjykate. Problemi është a duhen dalin këto, a duhen hetuar apo jo ku janë edhe me vulë. Ky është problem që ha debat, disa dosja mund të nxirren edhe për politikat e veta të SPAK” – tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb