TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar informacione të tjera të ardhura në rrugë informale në lidhje me patentat e mjeteve ujore të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Basha thotë se ishte vëllai i deputetit të PS-së Pjerin Ndreu ai që solli dokumentet për të marrë lejet e drejtimit Tahiri, pasi shefi i zyrës së patentave detare në Durrës nuk kishte dashur.

Denoncuesi më tej thotë se Paulin Ndreu, vëllai i deputetit të PS, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare. Denoncim i Bashës u bë në një kohë kur në emisionin “Studio e Hapur” në News24 ishte i ftuar deputeti Ndreu, i cili po debatonte për ccështjen “Tahiri” me deputetin e PD Ervin Salianji.

STATUSI I BASHËS
Ja si vepron mafia Rama-Tahiri për të garantuar trafikun e drogës:
“Unë që po të shkruaj jam nëpunës i zyrës së patentave detare në Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Durrës.
Më duhet të të informoj për procedurën e dhënies së patentës 100 tonëshe të Saimir Tahirit.
Shefi i zyrës që e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bënte si patentë dhe e ka mbajtur mbi tavolinë të paktën 1 javë.
Dokumentet për bërjen e patentës i ka sjell Paulin Ndreu me detyrë Kapiten i Përgjithshëm dhe nga sot e kane emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra Paulin Ndreu ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme të kësaj patente.
Kjo patentë është në shkelje me ligjin e detarisë. Pra nuk merret patentë kamioni pa marrë patentë makine.
Dhe përveç këtyre shkeljeve flagrante, Paulin Ndreu emërohet drejtor pranë drejtorisë detare si vëllai i deputetit Pjerin Ndreu.”

Basha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb