TIRANE

Deputeti demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë drejt kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend, ka hedhur poshtë akuzat nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se vezët ia kishte dhënë lideri i PD, Lulzim Basha.

Hasa, i cili u dënua me 10 ditë qëndrim jashtë Kuvendit, zbulon përmes rrjetit social Facebook të vërtetën.

“Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari, që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”, shkruan mes rreshtash ai.

“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Shkencave të Natyrës. Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues’, më thanë studentët. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur ‘sot je student’”, shkruan në statusin e tij deputeti Hasa.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: