ELBASAN
Zbulohet emrat e dy personave me të cilët po pinte kafenë avokati që u ekzekutua mbrëmjen e sotme, Ravik Gurra.
Burime zyrtare i thanë “BalkanWeb’ se njëri prej tyre është juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha si dhe Astrit Telhallari miq të përbashkët mes tyre.
Ata janë marrë në pyetje si dëshmitarët kyç të vrasjes së avokatit Ravik Gurra , baba i dy vajzave që studiojnë në Londër.
Ndërkaq ende nuk ka asnjë pistë ku të jetë i orientuar hetimi paraprak , ndërsa forca të shumta policie prej disa orësh ushtrojnë kontrolle nëpër postblloqe në kryqëzime në të katër anët e qytetit të Elbasanit.
(BalkanWeb)