Kandidatja e PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit Jola Hysaj e ka cilësuar procesin e Primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, transparentë dhe krejt ndryshe në raport me platformën “Deputeti që duam” që hapi PS për përzgjedhjen e deputetëve të rinj.

Në një replikë me kandidatin e PS në qarkun e Tiranës, Florian Pullazi, Hysaj tha se në PS përzgjedhja u bë nga kryetari, ndërsa në PD, ishte elektorati që bëri përzgjedhjen.

Florian Pullazi: Erdhi momenti të provoheshim në garën elektorale. Kam hyrë për të marrë mbështetjen e qytetarëve

Jola Hysaj: Kam qenë pjesë e Primareve, procesi ishte demokrat, do kisha dashur të isha në listën e hapur. Kam mbi 20 vjet që kontribuoj, kam qenë pjesë e fushatave elektorale, në ndryshim nga pala tjetër, nuk mësuam se kush ishin kriteret te “Deputeti që duam” përvecse autokracia.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb