Unicode publikoi ditën e sotme listën e re të emoji për 2019 e cila sjell 290 simbole të reja.

Unicode do të lançojë përditësimin në muajin Mars por u duhet pak kohë aplikacioneve dhe sistemeve operative ti integrojnë karakteret e reja. Sipas Emojipedia simbolet e reja do të shfaqen tek telefonët në muajin Prill dhe në vijim.

Adhuruesit e emojive do të kenë disa surpriza siç është emoji i gjumësisë dhe një emoji i ri me dy gishta.

 

 

Unicode gjithashtu ka përmirësuar disa prej simboleve. Emoji i zemrës, i rrethi dhe katrorit ofrohet në ngjyra të plota ylberi.

Përditësimi i këtij viti është diversifikuar duke sjellë simbole të kulturave të ndryshme. Mund të përmendimin emoji e një tempulli Hindu, felafel, mate dhe llampën Diya.

Gjithashtu ka 70 kombinime të duarve të shtrëngohen. Së fundit janë shtuar me dhjetëra emoji që përfaqësojnë njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët kanë humbur shikimin apo dëgjimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: