LEZHE

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lezhë, ku një mjet tip “Ford Focus” që udhëtonte në drejtim të Tiranës është qëlluar me breshëri plumbash.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për “BalkanWeb” se në mjetin e sulmuar ndodheshin dy punonjës së Bashkisë së Lezhës, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Në momentin që janë qëlluar, personat e sipërpërmendur mësohet të kenë parakaluar mjetin nga ku erdhën plumbat. Ata thanë se mjeti është qëlluar në pjesën e poshtme, pra tek gomat. Për t’ju shpëtuar të shtënave “Ford Focus:-i ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në karburantin që shihni në videon e siguruar nga “BalkanWeb”.

Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb