GREQI

Policia greke ka publikuar fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të shpallur në kërkim pasi  akuzohen për vjedhje dhe vrasjen e biznesmenit grek Aleksandros Stamatiadis.

Policia greke bën me dije se në bashkëpunim të ngushtë me Interpol dhe Europol, nga autoritetet greke dhe autoritete të disa vendeve janë shpallur në kërkim shqiptari me inicialet T.K që dyshohet se ka ikur në Shqipëri si dhe shqiptari me inicialet A.F që dyshohet se është fshehur në një vend në Evropën Veriore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak ditë më parë u arrestua në Belgjikë për vjedhje dhe vrasjen e biznesmenit grek Aleksandros Stamatiadis shqiptari Genc Pepa. I arrestuari Pepa jetonte prej vitesh në Greqi dhe zyrtarisht aktivizohej si organizator koncertesh me këngëtarë shqiptarë për emigrantët.

Pas vjedhjes së përgjakshme të 2 prillit 2018, ku humbi jetën biznesmeni 52-vjeçar grek Stamatiadis, Genc Pepa dhe anëtarë të tjerë u larguan jashtë Greqisë. Operacioni për arrestimin e tyre u titullua “Derri i egër” dhe ka qenë pikërisht dobësia e Pepas për gjuetinë e derrave të egër dhe fotot në “Facebook” që kanë lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij dhe të bandës së hajdutëve.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb