Pasditen e djeshme kur u përleshën në zemër të Prishtinës të gjithë sollën në mendje sherret dhe armiqësitë mes dy grupeve të repit, OTR nga Shqipëria dhe “Babastars” nga Kosova.

Dy personazhet kryesore ishin Noizy dhe Cozman, që përfunduan me përdorimin e armëve, gjë e cila bëri që reperët Noizy dhe Varrosi të marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Shkas i kësaj “lufte” të vazhdueshme mesa duket janë deklaratat e tyre thumbuese nëpër media, si dhe diss-at që vazhdimisht publikojnë kundër njëri-tjetrit.

Kujtojmë që kjo përleshje nuk ishte e para mes tyre, pasi në vitin 2012 kishte ndodhur një ngjarje e tillë në aeroportin e Cyrihut, në Zvicër.

Ata u rrahën me grushte dhe vetëm pak orë më vonë publikuan video duke treguar se janë mirë dhe se nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në trup. Në atë kohë pjesë e Babastars ishte edhe Ledri Vula, i cili kishte marrë përsipër gjithë ngjarjen, duke treguar versionin e tij se “Babastars” kishin rrahur keq Noizyn.

Kush janë OTR dhe “Babastars”
Labeli Babastars u themelua nga Getoar Selimi në vitin 2010. Aty bëjnë pjesë reperat “Tingulli Trent”, “Skivi”, “Majk”, “Onat”, “Cozman” “Stresi” “Agon Amiga”, “Tuna”, dhe një numër shumë i madh i DJ. Ky label ka krijuar mjaft hite të sukseshme në Shqipëri e Kosovë, madje thuhet se kanë revolucionalizuar muziken shqipe.

O.T.R.(On the Top Rest) do të thotë “Mbi të gjithë” dhe është një grup mjaft i famshëm në Shqipëri.
Grupi u formua në vitin 2000 nga Noizy, i cili la luftën e rrugës në Angli për tu kthyer në Shqipëri. Me ndihmën e reperit DUDA nga Kosova ai u bë i njohur atje dhe në vende të tjera të Botës. Në grupin e madh ka mbi 300 anëtarë. “Noizy”, “Mali G”, “Varrosi”, “Bohem1” “Blazer”, “Shadow”, “Naic”, “Big H”,
“Dulla, “Anjeza”, “Sheila”, “Ciljeta”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: