Norvegjia është vendi me internetin më të shpejtë celular në botë prej 67.17 Mbps. Islanda vjen në vendin e dytë me 67.05Mbps.

Shtatë vendet e para plotësohen nga Singapori me 57.28Mbps, Kanadaja me 56.37Mbps, Australia me 55.31Mbps, Holanda me 54.26Mbps dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 52.90Mbps.

 

 

Të dhënat janë marrë nga Ookla ku Shqipëria renditet më mirë sesa vende si Gjermani, Franca, Spanja apo Shtetet e Bashkuara me shpejtësi prej 42.73Mbps.

Shtetet e Bashkuara kanë internet mobil me shpejtësi prej 30.72Mbps.

Shpetësia e internetit celular pritet të rritet ndjeshëm në 2-3 vitet e ardhshme me hyrjen e rrjeteve të para 5G, raporton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: