Policia njoftoi arrestimin e 7 personave dhe procedimin e 23 të tjerëve për protestën e një ditë më parë në Librazhd, teksa kryeministri i vendit Edi Rama shkonte për fushatë.

Referuar pamjeve filmike, policia ka identifikuar personat që kanë hedhur sende drejt makinës së kryeministrit.

Mes të arrestuarve janë edhe Kryetari i Degës së PD-së Librazhd, Bujar Vreto 48 vjeç, si dhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi 53 vjeç. Po ashtu edhe sekretari i Degës së PD-së në Librazhd E.Gurra 32 vjeç.

“Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike. Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”,- sqaron policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb