Arben Keshi, aktualisht shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, është njeriu kryesor në përgjimet e publikuara së fundmi nga gazeta gjermane “Bild”, ku flitet gjerësisht për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të shtatorit 2016 për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës.

Ndërkohë, në përgjimet për shit-blerje votash dalin edhe emrat e Drini Gjecit dhe Bekim Krashit, njëri zyrtar arsimor dhe tjetri biznesmen.

Pergjimet Zyrtaret
Pergjimet Zyrtaret

Kush është Arben Keshi:

Pas zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Dibrës në shtator 2016, Arben Keshi, është emëruar shef komisariati në Bulqizë. Kryeministri Edi Rama tha sot se Keshi nuk ka qenë shef policie në periudhën kur është përgjuar.

Arben Keshi Pergjimet
Arben Keshi Pergjimet

“AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama. Megjithatë, pas zgjedhjeve lokale të Dibrës, Keshi ka ngjitur shkallët e karrierës në policinë lokale.

Ndërkaq, ka edhe dy emra të  tjerë që kanë dalë në përgjime. Ndër të tjera në përgjime ka dalë Drini Gjeçi, ish-drejtuesi arsimi, aktualisht mësues në Dibër.

Në përgjimin e 12, nga 16 përgjimet e publikuara nga “Bild”, del Drejtori Rajonal i Arsimit, Drini Gjeçi, i cili zbaton urdhrat e dhëna nga ish-deputeti Pjerin Ndreu. Ai del në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç, Reshat Elezi.

Drini Gjeciii 1
Drini Gjeciii 1

Në ditën e zgjedhjeve, Drini Gjeçi urdhëron një drejtor shkollës për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, duhet të kërkojnë për një punë tjetër.

Ndërkohë, në zgjedhje ka dalë edhe Bekim Krashi, përgjegjësi i OSHEE në Dibër dhe vazhdon aktualisht në këtë funksion. Krashi si biznesmen del në përgjime se paguan para 30 deri 40 mijë lekë të vjetra për votë.

Bekim Krashi
Bekim Krashi

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb