Kryeministri Edi Rama prej më shumë se një orë po i përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, në serinë live në Facebook “Sy m’sy”.

Një prej komentuesve ka bërë një batutë duke aluduar se kreu i qeverisë kishte përdorur lëndë narkotike.

Rama u shpreh se droga e vetme që përdor që në fëmijëri është arti.

Komentuesi: Çfarë mielli ke marrë nuk ta paskan dhënë të mirë

Rama: Mos u bëni qesharakë. Që i vogël, droga ime është arti dhe beteja politike. Të tjerat janë muhabete që ata që jau thonë mbase i ka provuar vetë.
Do t’i mëshoj tavolinës se ndryshe nuk lëvizin gjërat, kush nuk i mëshon tavolinës më mirë të ikë në punë të vet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb