TIRANË

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer se kush prek zgjedhjet nuk hyn në SHBA.

I indinjuar shprehet Deda, teksa shkruan se rilindasit kanë 6 vjet që i prekin, i prishin, i vjedhin, i dhunojnë dhe sërish hyjnë e dalin në SHBA. Ai vë në dyshim nëse ky standard vjen nga Amerika.

“Kush prek zgjedhjet nuk hyn në Amerikë?? Ë.T.F..?!?! Rilindasit kanë gjashtë vjet që i prekin, i shprishin, i vjedhin, i blejnë, i shesin, i dhunojnë dhe i sakatojnë ato dhe prapë hyjnë e dalin në USA sa herë të duan…!?! P.S. Nuk besoj se ky dopio standard vjen nga Amerika e vërtetë…! ✌”, shkruan aktori.

Deda
Deda

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb