Ilir Xhemalaj, Kryetar i Sindikatës së Operatorëve Telefonikë ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të folur për të drejtat në punë.

Xhemalaj tha se kush punon më datë 1 dhe 2 janar, duhet të paguhet më shumë. Ai tha se SCOT Albania, që ai drejton ka bërë punë të mirë në drejtim të garantimit të të drejtave të punëtorëve. Sipas tij, sot tregu i punës është zhvilluar dhe kompanitë po punësojnë profesionistë.

Ilir Xhemalaj: Datat 1 dhe 2 janar njihen si ditë festash dhe paguheni më shumë. Data 1 janar duhet paguar 25 përqind më shumë dhe duhet zëvendësuar një ditë tjetër. Në rast se nuk kryhet pagesa, duhet t’i drejtohemi Sindikatës dhe nëse nuk ka sindikatë, duhet t’i drejtohemi Inspektoratit të Punës dhe në fund gjykatës. Nëse nuk ka akordim mes palëve, çështja shkon në gjykatë. Kodi i Punës thotë se vetëm e diela është ditë pushimi, pavarësisht se shumë kompani lënë edhe të shtunën pushim. Nëse flasim për tregun e punës sot, është zhvilluar.

Kompanitë dikur punonin në shërbim klienti, tani preferohen profesionet. Kjo do të thotë që punonjësi jep shërbim të mirfilltë në një fushë të caktuar. Pavarësisht se ka humbje të punonjësve, nuk ka rritje reale page. Një operator në call center në italisht paguhet 350 lekë të reja dhe në gjermanisht 500 lekë. Tregu është formalizuar, punonjësit nuk hiqen kollaj nga puna.  Ka akoma punonjës që nuk dinë të drejtat e tyre, nuk paguhen për ditët festive. Ka raste që punonjësit nuk marrin paratë për shumë muaj. Ka raste që kompania nuk ka para dhe punonjësit mbetën pa paguar. Ne kemi propozuar që këto kompani të kenë një fond të posaçëm që të jenë para për punonjësit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb