TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar sot 65 drejtues mjetesh vetëm për një arsye: nuk iu dhanë përparësi këmbësorëve.

Në një deklaratë të Policisë thuhet se siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në ??, e rrugoreve ?♀? të kryeqytetit.

Me gjithë punën ?✍dhe rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet kur drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi ??♂?♀ edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevardin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cenojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, regjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb