Kievi vazhdoi sot sulmet ajrore në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe sistemet e mbrojtjes shkatërruan katër drone gjatë natës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, një ditë pasi Moska akuzoi Ukrainën për shënjestrimin e zonës me armë të blinduara.

Ministria dërgoi forcat rezervë për të ndihmuar në zmbrapsjen e qindra luftëtarëve ukrainas të mbështetur nga tanke, në një nga inkursionet më të mëdha tokësore në territorin rus gjatë luftës. Situata mund të kontrollohet, tha Alexei Smirnov, guvernatori në detyrë i rajonit jugperëndimor të Rusisë, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në “gatishmëri të lartë”, tha ai, duke u bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të rimbushur furnizimet mjekësore. Sulmi ukrainas në rajonin rus të Kurskut është një tjetër sulm “terrorist” ndaj civilëve, deklaroi zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: