Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një lidhje telefonike për ‘News24’ pranoi se ka ndërhyrje të vazhdueshme nga politika për punësimet në institucionet që ai ka në varësi. Teksa u pyet për faktin se ‘kush ua fut miqtë, PD apo PS’, Lame tha se ka shumë deputetët, që pavarësisht krahut politik, ndërhyjnë për një vend pune. Ai tha se tashmë ka ikur koha e ndërhyrjeve për punësime me ndërhyrje, ndërsa shtoi se; ka nga ata që e kanë kuptuar se koha ka ndryshuar dhe janë tërhequr.

“Dola në konferencë për çështje krejt tjetër dhe jo për atë që po ndodh në Vlorë. Dola për t’iu bërë thirrje të rinjve profesionistë, por edhe politikanëve që të mos ndërhyjnë për punësime.
Prindërit e mi kanë frikë të shkojnë te kafja, se do i kapë ndonjë t’iu thotë ‘aman gocën, çunin’. Ka pasur fërkime fjalësh që janë normale (për rastin në Vlorë). Por nuk ka asnjë problem tjetër. Dy problemet kyçe që janë sot në Vlorë është; thirrja e parë që bëhet për 9 vende pune të lira dhe pastrimi i Lungomares. Për këto problematika, pas nja 10 ditësh do jem vet në Vlorë për t’u shpjeguar dhe të gjithë gazetarëve me një material të gjerë. Unë mund të të japë mbi 20-30 raste ku në të gjithë drejtoritë e Kadastrës në vite kanë vendime gjykate të pazbatuara. Nëse jemi në këtë derexhe është se nuk kemi zbatuar vendimet. Nuk kanë dashur t’i zbatojnë. Ka njerëz që nuk duan ta kuptojnë. Por ka dhe njerëz që u tërhoqën dhe e mbyllën këtë histori. Ka njerëz që nuk duan ta pranojnë se ka ndodhur një ndryshim lokale në këtë institucion”, tha Lame.

Keni probleme me drejtues të PS?
Asnjë nga emërimet nuk është i bërë i ndikuar nga të tjerë.

Miqtë kush jua fut? PD, opozita apo PS?
Emërimet në Vlorë kanë qenë personalet të miat se po të kisha çuar qokat e njerëzve atje, nuk do kishin dalë. Vendimet e gjykatës do të vazhdonin të ishin të paregjistruara. Nuk kam dëgjuar as njërin as tjetrin. Ndërhyrjet janë të të gjitha llojeve, nuk përjashtoj asnjë njeri. Miq e shok dhe të afërm ka nga çdo parti. Deputetët mundohen të katapultohen. Ky institucion bëhet vetëm me profesionist. Duhet të peshojmë kush gjykon më shumë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb