Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Vijon nga numri i kaluar
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
-LIBRI I DYTË –
Deliktet
TITULLI VII
Delikte kundra tanësiës publike
KAPTINA V
Kontravencione q’i përkasin spektakulave dhe stabilimentave dhe ushtrimeve publike
Neni 497. – Kushdo që çel ose mban të çelun vende për pamje (spectacles), publike ose klube, pa mos respektue urdhnat e dhanuna nga Autoriteti n’interesin e planësisë publike, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë; dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, gjoba e lehtë nuk mund të jetë ma pak se treqint fr. ari.
Neni 498. – Kushdo që, pa lejen e Autoritetit, që pamje ose lodra ose të tjera defrime të çdo lloji, në vende publike ose të çeluna për publikun, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari, dhe në qoftë se faji asht ba kundra ndalimit t’Autoritetit ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë nga pesdhet deri në pesqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, për veç konsekuencave të tjera përsëritje, vendoset dhe ndalimi i përkohëshëm i tyne nga profesioni ose mjeshtrija.
Neni 499. – Kushdo që çel agjensia punësh, ose stabilimenta ose ushtrime publike pa marrë ma parë, lejen e Autoritetit, kur kjo leje duhet marrun mbas ligjës, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në treqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, gjobës së sipër tregueme i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
Në qofte se ka kërkue atë leje dhe i asht refuzue, ndëshkimi asht me gjobë të lehtë deri në pesqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, gjobës së sipër tregueme i shtohet burgimi i lehtë deri në tre muej.
Neni 500. – Pronari ose drejtori i një agjensie ose njanit nga stabilimentat ose nga ushtrimet publike të tregueme në nenin e ma sipërme, i cili nuk respekton urdhënimet e caktueme prej ligjës ose prej Autoritetit, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në një qint fr. ari, së cilës gjobë, në rast të përsëritjes po të këtij faji, i shtohet burgimi i lehtë deri në pesëmbëdhet ditë dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë deri një muej.
Neni 501. – Kushdo që me pagë i ep vend për fjetje ose merr si pensioner, ose për me shikue dhe për m’u kujdesue për me shikue dhe për te një person, pa respektua udhënat e ligjës që e detyron për me e regjistrue, deklaure ose lajmue Autoritetin për atë person, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqint fr. ari. dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, me gjobë të lehtë nga pesdhet deri në treqint fr. ari.
Në qoftë se industria asht ushtrue kundra ndalimit t’autoritetit, ndëshkimi asht me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këti faj, me gjobë të lehtë nga njëqint deri në pesqint fr. ari.
KAPTINA VI
Mbledhje luftarësh pa leje t’Autoritetit
Neni 502. – Kushdo që, jasht rastevet të parapame në nenet 122, 132, 144, 279 dhe 280 të këti Kodi, dhe pa lejen e Ministrisë të P. të Mbrendëshme, çel qendra për me shkrue dhe me mbleth vulndetarë, ndëshkohet me burgim të lehtë nga pesdhet deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA VII
Lypësië
Neni 503. – Kushdo që, tue pasur fuqi për me punue, kaper në lypësi, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dhet ditë, dhe në rast të përsëritjes po të ktij fajij me burgim të lehtë deri në një muej.
Po me këtë ndëshkim dënohet dhe ay që lyp pretekst ose tue u dukun sikur shërben mbanë një personi ose si kur shet sende, si dhe ay që lyp tue pasë mjete për rrojtje.
Neni 504. – Kushdo që lyp me një mënyrë friksuëse ose tue ngacmue ose mërzit botën, tue marrun parasysh cirkostancat të kohës, të vendit të mjeteve ose të personit, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej, dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, me burgim të lehtë nga një deri në gjashtë muej.
Neni 505. – Gjyqi mund t’urdhënojë që ndëshkimi me burgim të lehtë i caktuëm në nenet e ma sipërme ndonjë nga mënyrat e parapame në nenin 23.
Neni 506. – Kushdo që permeton që një i vogël nën katërmbëdhjet vjeç, i cili asht nën autoritetin e tij ose i asht besue për me e ruejt ose vrejtue, të bredhë tue lypun ose përmeton që ta përdorin të tjeret për me lypë për ta, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dy muej, dhe me gjobë të lehtë deri në treqint fr.ari, dhe në rast të përsëritjes po të këti faji, me burgim të lehtë nga dy deri në katër muej.
Me burgim të lehtë nga dhjet dit deri në dy muej dhe me gjobë të lehtë në njëqint fr. ari, dënohet dhe ay që, me qëllim përfitimi mbleth t’atillë të vegjël, dhe i ven të lypin.
Në rast të përsëritjes po të këti faji, burgimi i lehtë asht jo ma pak se një muej, dhe gjoba e lehtë jo ma pak se pesdhet fr. ari.
KAPTINA VIII
Prishja e prehjes publike
Neni 507. – Kushdo që tue bërtit ose tue ba poterë, ose jashtë rregullit tue i ranë kampanave ose zileve ose të tjera veglave, ose tue ushtrue profesione ose mjeshtërina me poterë kundra dispozitave të ligjës ose të rregulloreve, turbullon punët ose prehjen e njerëzisë, ose mbledhjet publike, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në tridhjet fr. ari. ecila munt të zgjanohet deri në njëqint fr. ari, në rast të përsëritjes të këti faji.
Në qoftë se vepra asht ba natën, gjoba e lehtë asht nga pesdhet deri në dyqint fr. ari, dhe në rast të përsëritjes po të këtij faji, gjobës së lehtë munt t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në njëzet ditë.
Në qoftë se vepra asht nga ato që shkaktojn tembje në popull, burgimi i lehtë mund të zgjatet deri në një muej e gjysëm, dhe gjoba e lehtë deri në treqint fr. ari.
Neni 508. – Kush do që botënisht me mënyra të turpëshme ngacmon një tjetër dhe i prish prehjen ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në pesmbëdhet dit.
Neni 509. – Kushdo që tue ditun ep ose përhap lajme të reme q’i përkasin ndo një personi dhe që shkaktojnë proshjen e prehjes të të tjerve ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dhet ditë, ose me gjobë të lehtë nga tridhjet deri në treqint fr. ari.
KAPTINA IX
Abuzim i leltë besimit të njeriut
Neni 510. – Kushdo që, në vënd publike ose të çeluna për publikun kërkon me ç’do lloji sharllatanie t’abuzojë lehtë besimin popullor, në një mënyrë që munt t’ju sjellë dam të tjerëve ose te [turbullojë] rregullin publik, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në pesëdhet dit dhe në rash të përsëritjes po te këti faji, me burgim të lehtë deri në një muej.
TITULLI II
Kontravencione q’i përkasin tanësisë publike
KAPTINA I
Kontravencione q’i përkasin armëve dhe landëve plasëse
Neni 511. – Kushdo që, pa marrë lejen e Autritetit Administrativ, vendon një fabrikë armësh ose fut brënda Shtetit armë, përveç atyne që janë të nevojshme për perdorimin vetiak, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në gjashtë muej ose me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmij fr. ari.
Neni 512. – Kushdo që, pa lejen e Autoriteteve Administrative, fabrikon ose fut brënda Shtetit ose shet ose ven në shitje armë të fshehta, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në gjashtë muej dhe me pezullimin e ushtërimiti të profesionit ose të mjeshtërisë.
Neni 513. – Kushdo që, pa lejen e Autoriteteve Administrative, fabrikon ose fut mbrenda në Shtet barut ose të tjera landa plasëse, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë deri në pesëqint fr. ari.
Neni 514. – Kushdo që shet ose ven në shitje armë, pa pasë leje nga Autoriteti Administratit, ku ligjorisht asht urdhënue e atillë leje, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej, dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në pesëqint fr. ari.
Neni 515. – Kushdo që, pa lejen e Autoritetit Administrativ dhe jashtë banimit të vet ose të dipendencave të këtij, mban me vete armë, për të cilat duhet me pasë leje, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej ose me gjobë të lehtë deri nën dyqint fr. ari.
Fajtori ndëshkohet:
1) Me burgim të lehtë deri në katër muej dhe me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, në qoftë se arma asht një pistollë ose një revolver.
2) Me burgim të lehtë nga një muej deri në një vit, dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në pesëqint fr. ari, në qoftë se arma asht e fshehun.
Neni 516. – Ndëshkimeve të caktueme në nenin e ma sipërmë u shtëohet:
1) Një e treta në qoftë se arma mbahet në vende ku ka mbledhje njerëzish, ose natën në vende të banueme, ose fajtori ka qënë i dënuem për lypësië.
2) Një e treta deri në gjysmën, në qoftë se fajtori ka qënë i dënuem ma parë për delikte kundra personit ose pasunisë të bamuna me violencë, ose për violencë ose kundrështim kundra Autoritetit ose ndodhet i vumun nën vrejtimin të posaçmë t’Autoritetit të sigurimit publik; dhe kurdoherë në këto raste vihet ndëshkimi me burgim të lehtë.
Neni 517. – Ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari, qy që, sado që ka leje të mbajë armë zbrazëse por:
1) Ep ose len të mabaj ndonjë nga këto armë tue qenë e mbushun, një i vogël nën katërmbëdhjetë vjeç ose një person cili do qoftë që nuk din ose që nuk mund t’a përdorë armën me fuqin mendorë çmuëse.
2) Në ruejtjen e armëve nuk kujdesohet të marë masat e nevojëshme për me ndalue që ndonjë nga ato të mbjerë në duert e ndonjanit nga personat e sipër tregueme.
3) Mban me vete, në vënde ku ka mbledhje njerëzish, pushkë të mbushun.
Neni 518. – Kushdo që pa lejen e Autoritetit Administrativ, ose pa ndonjë nevojë të domosdoshme, zbras armë me zjarm, ose ndes zjarm artificial ose maqina plasëse, ose ban të tjera ekslozione ose ndezje të rezikëshme, ose të pa arësyeshme, në një vënd të banuem ose afër këtyne, ose përgjatë ose në direksion të një rruge publike ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, dhe kur vepra ka një randësi, si mbas cirkonstancave, gjobës së lehtë i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.
NENI 519. – Kushdo që fshehtazi ose kundra ndalimit të ligjës ose t’Autoritetit Administrativ, mban në shtëpinë ose në tjetër vënd, pushkë ose municione të këtyne për veç atyne të gjuejtjes, ose copë artilerie ose maqina të tjera kësodore ose landa plasëse ose të ndezëshme (inflamnables), të cilat, tue u marrë parasysh sasia ose kaliteti i tyne, janë të rezikëshme, ndëshkohet me burgim të lehtë jo ma pak se tre muej, dhe në qoftë se armët janë të fshehuna, mund dhe të vendoset të vumunit nën vrejtim të posaçmë t’Autoritetit të sigurimit publik.
NENI 520. – Kushdo që, pa lejen e Autoritetit Administrativ, transporton nga një vënd në tjetërin, barut ose të tjera landa plasëse, sasia e të cilave asht tej nevojës vehtiake ose industriale, ose pa marrë masat e përshkrueme prej ligjës ose rregulloreve, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej ose me gjobë të lehtë në treqint fr. ari.
NENI 521. – Për efektet e ligjës penale konsiderohen si armë të mshefta:
1) Bajonetat, shishqetë dhe kamatë të çdo forme dhe thikat me hishëtë llama e së cilave nuk kthehet ose qe me ndonjë sustë ose tjetër vegël, bahet të mos kthehet.
2) Armët zbrazëse, kana e së cilave e matun nga brënda nuk kalon të pesëmbëdhet sentimentrat, bombat dhe gjithë maqinat plasëse ose sende të tjera të mbështjelluna që pëlcasin.
3) Armët presëse ose me majë ose zbrazëse të çdo mizyre, të mbylluna në bastuna, stapa ose shkope.
KAPTINA II
Rrëzimi dhe mos ndreqja e ndërtesave
NENI 522. – Kushdo që, ka marrë pjesë në hartimin e planit ose në ndërtimin e një godine, në qoftë se kjo shembet nga shkaku i pakujdesis ose i pa stërvitjes së tij, tue mos skaktue ndonjë rrezik për sigurimin e të tjerëve, ndëshkohet me gjobë të lehtë jo ma pak se njëqint fr. ari; këtij ndëshkimi mund t’i shtohet dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë
Ky nen aplikohet dhe në rastin e shembjes të urave ose të sqeleve të vumuna për ndërtim ose për ndreqjen e çdo ndërtese.
NENI 523. – Kur një ndërtesë ose tjetër godinë asht gadi për m’u rrezikue sigurimin e të tjerëve, pronari ose ay që, me tjetër mënyrë, asht i detyruëm m’u kujdesue ose me vrejtue godinën ose ndërtesën, në qoftë se nuk merr masat dhe nuk ban veprat e nevojshme për të prapsun rrezikun, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri njëqint fr. ari; dhe me njëmijë fr. ari, në qoftë se ka shkelun urdhin e Autoritetit kompetent q’e ka porosit me marrë masat e duhuna.
Kur një godinë ose tjetër ndërtesë asht e rrenueme tanësisht ose pjesërisht, ay që tue qenë i detyruem, nuk kujedeset ose me çdo tjetër masë të prapsë rrezikun që rrjeth nga ay rrenim, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmijë fr. ari. Memorie.al