Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet deri në orët e pasdites me kthjellime dhe alternime vranësirash në shtim gradual mesatare deri dhe të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në zonën e veriperëndimit. Më pas në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/14
Kukës 3/14
Lezhë 7/14
Dibër 3/13
Durrës 6/19
Tiranë 9/20
Elbasan 6/20
Berat 5/21
Vlorë 9/21
Korcë 2/16
Gjirokastër 1/19
Sarandë 8/20

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: