Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Me mbizotërim të motit të kthjellët pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare të larta transparente përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.

Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb