TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video sipas tij të bërë në një fshat të Skraparit. Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla se kthyen kohërat migjeniane në arsimin shqiptar.

Në pamje duket një mësues teksa mëson dy vogëlushe, në një ambient që ngjan më tepër me një stallë ose haur. Mur i pasuvatuar, fuçi plastike, pa çati, gjithçka por vetëm një ambient normal për të mësuar nuk duket.

“Mirëmëngjesi o piktor dështak dhe ndrikull injoranca, që kthyet kohërat migjenianë në arsimin e Shqipërisë! Miq, këto janë kushtet në Shkollën ‘Ferit Bregu’ për lulet e vegjël në Vendreshën e 3-të të Skraparit! Sb”, shkruan Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb