BRUKSEL-Presidenti i Eurogrupit i dha një javë kohë Greqisë për të kërkuar një zgjatje të programit të saj të ndihmës aktuale financiare, që Athina e refuzon për momentin.

‘Është e qartë se hapi i ardhshëm duhet të vijë nga autoritetet greke”, tha presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, pas ndërprerjes së menjëhershme të negociatave sonte në mbrëmje pas refuzimit të Athinës për të pranuar zgjatjen e programit aktual të ndihmës financiare.

”Athina mund të shfrytëzojë këtë javë lidhur me çështjen në fjalë”, theksoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb