TIRANE

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ish kreu i SHISH, Fatos Klosi komentoi edhe kushtin e ri të vendosur nga opozita, krahas largimit të kryeministrit Edi Rama. Klosi tha se opozita ka marrë përsipër të bëjë edhe rolin e gjykatësit e prokurorit, duke kërkuar të shkojnë në burg vjedhësit e votave, vendim që sic theksoi ai i takon institucioneve të drejtësisë.


“Zgjedhjet normale nuk janë, por pala tjetër ka vënë kusht të fortë, dhe mbrëmë vunë edhe kusht më të fortë. Kanë marr përsipër rolin e prokurorit gjykatësit, thonë të futen në burg, po kush je ti mor zotëri!


Unë do të doja t’ja lëmë popullit këtë gjë, ka dëgjuar shumë 3-4 muajt e fundit. Të bëhen zgjedhje të shohim sa njerëz do venë.


Të dalë e të thotë ne i besojmë popullit, nëse populli nuk shkon është verdikti i tij, të paktën kemi argument. Populli nuk është në protestë, populli në tiranë kur bëhet protestë është në kafene, s’duan t’ia dinë fare. Ajo pjesë e tyre, krahasuar me pjesën që nuk duan t’ia dinë, është hic gjë. Këtu hynë shifrat, Bulevardi mbushet menjëherë. Zgjedhjet caktojnë me kë është popullit, të gjitha tjetër është politikë, po pate organizatorë të mirë mbushet Bulevardi. “ theksoi Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb