SHBA

Kryeministri Edi Ramaka komentuar nga New Yorku dhe vendimin e shumicës parlamentare gjermane që autorizon qeverinë federale për hapjen e negociatave me Shqipërinë me kushte.


Rama thotë se është një “po” nga Gjermania për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe se kushtet i bëjnë mirë vendit.


“Është qeveria gjermane që ka marrë nga Bundestagu, nga shumica në Bundestag një dritë jeshile për të shkuar në KiE me një ‘Po’ për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Çelja e negociatave do të thotë fillimi i një procesi aspak të thjeshtë dhe të gjatë, përmbushje kushtesh që do thotë se është gjëja më normale të mësohemi tash e tutje se duke çelur negociatat kemi çelur një rrugë ku do të na duhet të përmbushim qindra në mos mijëra kushte në çdo sektor për çdo aspekt dhe të gjitha këto janë në të mirën tonë. Kushtet e përcaktuara i në dokumentin e partive të shumicës janë kushte të cilat i bëjnë mirë vendit dhe të cilat i duhen vendit. Nuk është në interesin e drejtpërdrejt të CDU-së që Shqipëria të ketë një proces ku të përmbushë ato kushte. Është në të mirë të vendit tonë. Kjo është e mira e negociatave. Negociatat nuk janë për të marrë Shqipërinë dhe për ta çuar fizikisht diku tjetër por për ta bërë Shqipërinë një vend europian dhe ku njerëzit si pjesë e familjes europiane të jetojnë në të njëjtat kushte. Jam, shumë i inkurajuar nga kjo. I jam shumë mirënjohës kancelares e cila ka qenë forca kryesore në thyerjen e kësaj barriere që kishim në Bundestag, i jam shumë mirënjohës atyre që në CDU e kanë mbështetur Shqipërinë dhe kanë bërë gjënë e duhur ashtu sikundër mirëkuptoj dhe ata që kanë votuar kundër. Ka qenë një debat i fortë dhe përderisa ka pasur një shumicë pro dhe një pakicë kundër do të thotë që “pro-ja” ka hapur negociatat për sa i takon Gjermanisë përndryshe për çfarë është diskutuar dhe është votuar. Do t’u mbushim mendjen dhe atyre që do kishin bërë më mirë të kishin votuar pro, sepse Shqipëria e meriton por kjo do duhet bërë hap pas hapi me fakte dhe me prova”, deklaroi Rama.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb