TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News24, kanë replikuar ashpër këtë mbrëmje në lidhje me kryefjalën e debatit të politikës, ku institucioni i Presidencës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë përfshirë në një betejë frontale në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Moderatori i emisionit, Sokol Balla, pyeti të pranishmit se cilat janë arsyet që kreu i shtetit ka dekretuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese  Besnik Muçin, i cili ende nuk i ka mbyllur ‘hesapet’ me procesin e vettingut.

Gazetari Arion Sulo, pohoi se është vepruar kështu, pasi sipas tij, lista e kandidaturave për Kushtetuesen është paravendosur nga KED-ja dhe nga Maxhoranca, duke shtuar faktin  se ky proces ka qenë i mbyllur dhe jo transparent për opinionin publik. Nga ana tjetër, avokati i njohur Spartak Ngjela, tha se nëse i zgjedhuri i Metës për anëtar të Gjykatën Kushtetuese, Besnik Muçi digjet nga vettingu, ky proces  rifillon sërish nga e para, raporton “BalkanWeb”.

Pjesë nga biseda:

Sokol Balla: Pse ti dhe unë kemi të dy argumentet, përse zgjodhi Presidenti Meta një person që nesër mund të mos jetë më anëtar i Gjykatës Kushtetuese?

Arion Sulo: Sepse loja e kandidaturave për Gjykatën Kushtetutës ishin paravendosur për t’u zgjedhur  ata që donte KED dhe maxhoranca. Kanë ikur profesorë të së drejtës kushtetuese. Ka qenë proces i mbyllur dhe  jo transparent.

Spartak Ngjela: Do të filloj prapë procedura nga e para. Ka një gjë, sepse gjithsesi atje ngelin katër, por njëra nga ata e ka mbaruar. Janë tre anëtarë pa u zgjedhur të Gjykatës së Lartë. Nëse ikën Besnik Muçi nuk ndodh ndonjë gjë e madhe, sepse e zgjidhin ata. Janë tre të Gjykatës së Lartë që nuk kanë dalë. Ata e ekuilibrojnë situatën. Meta nuk e di ligjin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: