TIRANE

Ngritja e Gjykatës Kushtetutese mbetet sfida kryesore e organeve të reja të drejtësisë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të mblidhet të mërkurën për të marrë në shqyrtim 14 kandidatët e parë, që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e trupës së Kushtetuteses. Ardian Dvorani, kreu i KED-së thotë se më shumë gjasa, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi, institucionet që kanë të drejtën e përzgjedhjes së kandidaturave, do kenë kandaturat në fillim të gushtit.

Por në ç’fazë është aktualisht Këshilli Emërimeve në Drejtësi në përzgjedhjen e kandidaturave? A duhet të presë ende ky organ për të përfunduar procesin që ka në ngarkim nga Kushtetuta? Dvorani mbetet në pritje të vendimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për një kandidat.

Gjykata Kushtetutëse aktualisht është jashtë çdo funksioni e në përbërje të saj ka vetëm një anëtar. Sfidë më vete mbeten edhe ngritja e Gjykatës së Lartë, nisja nga puna e Prokurorisë së Speciale SPAK, zgjedhja përfundimtare e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb