Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase kërkoi shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizat, por Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën, duke argumentuar se “nuk cenohet thelbi i lirisë se veprimtarisë ekonomike”.

Por cilat janë efektet ekonomike dhe sociale nga rritja e akcizës për birrën në 34%, masë të cilën Kushtetuesja e la në fuqi?

Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptare po paguajnë dyfish të vlerës së taksës. Nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase u theksua se rritja e akcizës vijon të japë efekte negative te kompanitë shqiptare.

Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve.

Prodhuesit ngritën shqetësimin se kostot nga dyfishimi i akcizës dhe lëndëve të parë janë shtuar 40%.

Lënia në fuqi e akcizës 34%, bën që 60% e ndërmarrjes vendase të shkojë drejt falimentimit, ndërsa mijëra punonjës kanë humbur dhe rrezikojnë të humbasin vendet e punës.

Mbyllja e bizneseve do të përkthehet në rënie të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe po ashtu në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale për mijëra familje.

Dyfishimin i akcizës krijon një precedent jo të mirë për Shqipërinë, për biznesin vendas, por edhe për investitorët e huaj.

Çfarë kërkoi Shoqata e Prodhuesve vendas të Birrës?

Shoqata “Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase” kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimi e pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometrike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”. Pala kërkuese, duke iu referuar relacionit të projektligjit argumentoi se përveç vlerës shtesë të llogaritur në të ardhurat nga akciza prej 260 milion lekë, është pretenduar të hiqet fasha 200 000 mijë HL për të nxitur rritjen e prodhimit vendas sepse nuk janë te motivuar sepse paguajnë më shumë taksa dhe gjithashtu për të luftuar evazionin.

Kjo, sipas palës kërkuese, prodhimi vendas është ulur me 7% për shoqëritë që përfaqëson shoqata, vlera 2 shifrore. Ndër të tjera, thuhet në argument se të ardhurat shtesë të pretenduara 260 Milionë lekë janë mbledhur, por për shkak të rënies se numrit te punësuarve rreth 12% dhe rënies së tatim fitimit dhe të ardhurave nga TVSH nga prodhimi vendas rezultati total është negativ.

Gjithashtu, Shoqata e Birrave argumenton se “në Shqipëri niveli i akcizës është 4 herë më lartë se niveli minimal i akcizës së birrës rekomanduar nga Direktive 92/84/EEC dhe nuk ka asnjë presion për të përafruar nivelin e taksimit me BE sepse është arritur qe ne vitin 2012”. Gjithashtu shoqata shprehet se asnjë shoqëri shqiptare nuk ka prodhuar mbi 200 mijë HL.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb