Edhe ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

Ambasadori Peter Zingraf shkruan se në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre.

Ndërsa përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit, ambasadori Zingraf rikujton edhe njëherë kushtin e Bundestagut Gjerman për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar.

Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor”, shkruan ambasadori Zingraf.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb