Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, i cili pretendon se në masën e sigurisë së SPAK ndaj tij është shmangur Kuvendi.
Në lidhje me këtë vëndim të GJK për Berishën, ka reaguar koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu. Ky i fundit shprehet se vendimi sot për Berishën është i paqartë juridikisht dhe gjithashtu politik, ndikuar nga Edi Rama. Sipas Balliut, vendimi ishte asist për vrasje të pluralizmit.
“Vendim i paqartë juridikisht që të vendosi Rama politikisht!
Të keqen e gjykatës kushtetuese, ke të drejtë por ske të drejtë, erdha por nuk qesh, i thonë këtij vendimi.
Pyetja ngrihet, pse kaq të paqartë këta gjyqtarë, janë të paditur?! JO
Por duke e bërë këtë vendim kaq të paqartë, tani i mbetet politikës së pushtetit ta zgjidhë, dhe ai është Edi Rama.
Praktikisht ky vendim ishte një ngritje topi nga gjykata kushtetuese, që Rama të bënte koshin e fundit për shkërmoqjen e pluralizmit ne Shqipëri, ky vendim ishte nje ASIST për vrasje të pluralizmit.
Këta gjygjtarë kanë zgjedhur të jenë pjesë e atij pushteti që ka qindra miliona, dhe ka vetëm 16 milionë euro për pensionistët dhe 150 milion euro për klientët e PPPtë.
Ky vendim i turpshëm që lidhet jo me cështjen partizani por me zgjedhjet, ka për qëllim ndalimin e Sali Berishës si kërcënuesi themelor dhe kryesor i pushtetit të hajdutërisë që ka mbrojtur vrasës në shtëpitë e tyre.
Opozita duhet të ndërgjegjsohet se në xhungël ligjet e qytetarisë nuk funksionojnë, asnjë diktaturë nuk është rrëzuarr me mjete juridike sepse diktatura nuk njeh as ligj as pluralizëm.
Vetëm mjetet patriotike mund te shpërbëjnë diktaturën dhe janë ato që ndërtojnë shtetin ligjor”, shkruan Balliu.
(Balkanweb)