Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e Sali Berishës për rrëzimin dhe shpalljen antikushtetuese të masave të SPAK ndaj tij, detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës, ka trazuar botën e jurisprudencës, ndërsa politikisht interpretimet janë të ndryshme.
Juristi Çlirim Gjata u shpreh në emisionin Log. me Endri Xhafon në News24 trupa e Kushtetueses u vendos nën presion nga Prokuroria e Posaçme dhe kryeministri Edi Rama. “Kemi kaluar në paradokse, qesharake. Edhe makina të të shtypë në rrugë nuk mban përgjegjësi… SPAK tall menderen me ata gjyqtarë të GJK dhe me familjarët e tyre, me ligj se kështu ia kanë dhënë të drejtën Prokurorisë së Posaçme. Dhe shkon deri në atë absurd sa thotë që liria e lëvizjes nuk hyn te të drejtat personale. Kushtetuta thotë heqja e lirisë në çdo formë të saj… Ku na çon GJK me këto interpretime, thjesht si pasojë e presionit se s’do t’i dalë kundër SPAK-ut apo urdhërave të Edi Ramës”, tha ai.
Pjesë nga debati në Log.
Çlirim Gjata: GJK duhet të vendoste a mundej Prokuroria pa lejen e Parlamentit t’i vendosë deputetit masën më të vogël të kufizimit të lirisë që ekziston në procedurën tonë penale. Kaq ishte historia. Duke qenë në presion, nuk di si ta arsyetojë shkeljen e ligjit dhe budallallëkut ku ka ndërhyrë, atëherë detyrohet të ndërmarrë të tilla veprime. Dhe shkon deri në atë absurd sa thotë që liria e lëvizjes nuk hyn te të drejtat personale. Kushtetuta thotë heqja e lirisë në çdo formë të saj… Ku na çon GJK me këto interpretime, thjesht si pasojë e presionit se s’do t’i dalë kundër SPAK-ut apo urdhërave të Edi Ramës.
Endri Xhafo: Një detaj që më bëri përshtypje nga njoftimi për shtyp i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata me shumicë votash arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij 1 herë në javë gjykata njëzëri arriti në përfundim se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pendon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Gjykata arriti në përfundimin në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit. Pse? Vetëm se ishte njëherë në javë? Po të ishte dy herë në javë?
Eugen Beçi: Sipas GJK, Parlamenti mund të bëhet edhe online nga burgu…ose nga shtëpia…
Çlirim Gjata: Kemi kaluar në paradokse, qesharake. Edhe makina të të shtypë në rrugë nuk mban përgjegjësi… SPAK tall menderen me ata gjyqtarë të GJK dhe me familjarët e tyre, me ligj se kështu ia kanë dhënë të drejtën Prokurorisë së Posaçme.
(BalkanWeb)