TIRANË

Kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cilësoi si antikushtetuese dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Kreu i Shtetit ushtroi kompetenca që nuk janë në ‘pronësi’ të institucionit të presidencës.

Ai i ftoi të gjithë deputetët që të votojnë projektrezolutën, e cila sipas Ballës ka si synim mbrojtjen e legjitimitetit të Gjykatës Kushtetuese , ndërsa i bëri thirrje  presidentit të heqë dorë nga vendimet të cilat bien ndesh me frymën e Kushtetutës.

“Projektrezoluta mban një emërtesë disi të veçantë. Synimi është legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese, e cila është detyra e vetme imperative e çdo institucioni të shtetit. Ne jemi  republikë parlamentare dhe të gjitha zgjidhjet dalin prej Kuvendit.  KED është institucioni i vetëm  që ka të drejtën të zgjedhë emrat e anëtarëve dhe kandidatëve. Të ngrihet sa më shpejt edhe Gjykata e Lartë, por edhe BKH dhe  SPAK si dhe të zgjidhet kryeprokurori i përgjithshëm. Ne duhet të respektojmë renditjen e kandidatëve  sipas parashikimeve kushtetuese. Janë të plota të gjitha argumentet që kemi renditur për të qenë në një linjë me atë që në sanksionon Kushtetuta. Kuvendi u informua se Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e Xhaferllarit në Kushtetuese, në kundërshtim me Kushtetutën.

Me nxjerrjen e dekretit  presidenti duke emëruar kandidat tjetër jashtë afati 30 ditor dhe të përcaktuar në Kushtetutë ka shkelur afatin, por ka emëruar një kandidat që ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Gjykata të caktuar 3, dhe nuk mund të shkosh tek 167…Kjo rezolutë është një apel i të gjithë anëtarëve të Kuvendit për të vijuar vizionin që kemi, atë të implementimit të reformës në drejtësi. Në këtë projektrezolutë që do të marrë mbështetjen e të gjithëve. Kuvendi i Shqipërisë duket t’i kërkojë Gjykatës Kushtetutës që të vijojë kompetencat dhe anëtarët e rinj të ushtrojnë detyrën. Kuvendi i bën thirrje Presidentit të reflektojë dhe të kthehet në kompetencat e njohura nga kushtetuta dhe mos të ndërmarrë më asnjë veprim në  kundërshtim të kushtetutës”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: