Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se DASH e dëshmoi edhe njëherë se qëndron në krah të shqiptarëve.

Vasili thekson se DASH foli sot për drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga Rilindja.

Postimi i Petrit Vasilit:

Amerika e vlerave te medha!! Departamenti i Shtetit foli shume qarte:”ligji mbi gjithshka”.

Departamenti i Shtetit si gjithmone ne krah te shqiptareve, qe duan Drejtesi te pavarur dhe jo te kapur nga rilindja. Departamenti ne krah te shqiptareve qe Kushtetuten e kane te shenjte.

Departamenti ne krah te shqiptareve, qe duan Vetem e vetem Sundimin e ligjit, qe eshte ne themel te shtetit dhe lirive te qytetareve.

Shtetet e Bashkuara na bejne serish optimiste ne luften kunder kapjes se drejtesise,ne luften per mbrojtjen e Gjykates Kushtetuese dhe te demokracise vetem permes zbatimit te ligjit.

Faleminderit Amerike e vlerave te medha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: