Në Manastir, tashmë në Maqedoninë e Veriut, u mbajt një Kongres që vendosi albafetin e gjuhës shqipe. Sot dekada më vonë, ndërsa Shqipëria feston, ka kujtuar këtë festë duke mbajtur Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, duke mbajtur një sesion të veçantë mbi Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, hartuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me gjuhëtarë nga disa vende, ku jetojnë shqiptarët.

Jemi me Skënder Gjinushin, kryetar i Akademisë së Shkencave, që do na shpjegojë gjithë procesin 4-vjeçar për hartimin e fjalorit.

Gjinushi: Siç dihet, një nga misionet e Akademisë së Shencave ishte që shkencat e albanologjisë të kishin një qendër  të zhvillimit dhe të kultivimit të tyre. Trupa e akademikëve na dha atë kurajon për t’i dhënë rrugë, duhej financimi është një element i domosdoshëm dhe gjetëm gatishmërinë nga qeveria për ta mbështetur këtë projekt. Pas katër vjetësh fjalori ka marrë formë dhe paraqitet në formë manuali sepse ai do i drejtohet edhe publikut online për të marrë mendimin e specialistëve më gjerë për vërejtje të ndryshme siç do të vlerësojnë specialistët. Për këtë u ngrit një trupë gjuhëtarësh prej 55 bashkëpunëtorësh, 25 hartues, pothuajse u ngrit një institut virtual.

Cili është rezultati i kësaj pune? A mund të flasim për risi? A mund të flasim për mënyra sesi ky fjalor mund të na ndihmojë të t’a njohur më mirë shqipen dhe pasuruar ligjërimin publik?

Gjinushi: Fjalori ka 12 mijë njësi ka 2 deri në 3-fish të njësive, fjalori i viteve ’80 ka shërbyer si një burim kryesor dhe fjalët e marra atje janë të ripunuara, janë trajtuar në mënyrë shkencore duke shtuar dhe kuptimet e reja që mund të kenë në përdorim. Fjalori është bazuar mbi një korpus fjalësh mbi 800 milionë, teknologjia e re ka bërë të mundur të punohet mbi një bazë të dhënash shumë të gjerë, janë përfshirë fjalorët e mëparshëm, janë përfshirë veprat e shkrimtarëve tanë më të njohur. Fjalori nuk bëhet vetëm njëherë, por ai mbillet dhe si një pemë do kujdesin e përhershëm. Fjalori i madh do jetë së pari online, i hapur për vërejtje. Risitë e fjalorit, janë përfshirë fjalë nga Kadare, Fishta, Camaj. Teknologjia na lejon të bëjmë ndryshime në vazhdim. Fjalori i madh i shqipes online i ndihmon të gjithëve. Studiuesit sot kanë një arsenal më të gjerë, por kanë edhe më të lehtë studimin.

Fjalori do të jetë online. Përndryshe në platforma që mund të qasen përmes kompjuterit. Sa e rëndësishme është kjo në një shoqëri që duket se po i ikën librit dhe po kërkon më shumë librat në internet ose E-book?

Gjinushi: Libri është i pazëvendësueshëm, por shërbimi online është më praktik, për studiuesit është primare studimi online.

Cilat kanë qenë sfidat, me të cilat është përballur grupi i punës për të arritur tek një fjalor i madh, që ka 120 mijë njësi?

Gjinushi: Sfida ka qenë që pas mungesave të shumta dhe një periudhe dështimi, sepse puna për fjalorin ka nisur që në 2006 kishim mungesa të shumta, mungonin leksikografët, kapacitetet e plota, mungonte specializimi në teknologjia për hartimin e fjalorit online.

Një nga vështirësitë ka qenë ajo financiare. Për çfarë buxheti bëhet fjalë?

Gjinushi: Buxheti për fjalorin ishte rreth 400 mijë euro, kostoja ka qenë rreth 40 euro një faqe e fjalorit, Europa dha 2% të GDP për kërkimin shkencor, ne as 0.5%. Në raport me vendimet në fuqi gjuhëtarët janë paguar dyfishi, por vendimet kanë ngelur të ’97, puna shkencore ka qenë e neglizhuar. Kishim dy qëllime që të bëhej me teknologjinë e kohës dhe e dyta që cilësia e punës të ndihej vërtet që ky fjalor ka shumë risi nga fjalori i mëparshëm. Duhet kuptuar që gjuha standarde në çdo vend të botës i ngjan njërit dialekt më shumë se tjetrit, gjuha standarde nuk mund të jetë hibride dhe roli i saj nuk është diskriminimi i dialekteve, roli i saj është që të njësojë dhe që të jetë një mjet komunikimi me njëri-tjetrin. Drejtshkrimi i fjalëve nuk është çështje preference, standardi nuk është diskriminim. Përzgjedhja e fjalëve bëhet sipas rolit që kanë dhe sipas përdorimit. Fjalët e çdo dialekti merret pa asnjë rezervë por vetëm në kriter shkencor. Dialektin e mbart populli, gjuha standarde nuk bëhet për diskriminim. Leksiku i gegërishtes është pjese e fjalorit me kritere shkencore.

Janë keqshfrytëzuar gjuhëtarët dhe shkencëtarët në këtë rast?

Gjinushi: Ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut -bëhet lufta për përdorimin e gjuhës, atje ende nuk gëzojnë të drejta të plota brenda standardeve që ata jetojnë. Me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut shqipja është gjuhë zyrtare. Në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutë,  shqipja është gjuhë zyrtare. Nëse na kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, atëherë ne kemi me çfarë të ndihmojmë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb