Felipe Kutinjo përflitet se do të largohet nga Barcelona në merkaton verore dhe shkak për këtë janë bërë hapësirat e pakëta për brazilianin në formacionin e teknikut Ernesto Valverde.

Vëtë lojtari i ka komentuar zërat për largimin e tij në përfundim të sfidës mes Barcelonës dhe Lionit, që pa brazilianin protagonist me një gol të shënuar. Për “Movistar+”, ai ndër të tjera theksoi:

“Gjatë javëve të fundit nuk kam luajtur mirë, por dua të përmirësohem. Kam ardhur te Barcelona për të dhënë maksimumin tim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por këtu ndihem mirë dhe jam i kënaqur me paraqitjen time kundër Lionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb