TIRANE

Nuk ka zgjatur shumë pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, pasi pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha, opozita e ka braktisur mbledhjen. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë kukulla të kryeministrit dhe nuk përfaqësojnë qytetarët dhe as PS.

“Kam paralajmëruar nga kjo sallë se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni politik. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt. U asgjësuan zgjedhjet, e drejta e votës u asgjësua. Rama do të qeverisë me oligarkët dhe kriminelët. Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, pasi ata që kanë forcën e kartonëve që mbron krimin. Ky Kuvend përfaqëson sot vesin më të shëmtuar, hajdutërinë e përzier me arrogancën. U asgjësua Prokuroria, ndërsa tani i erdhi radha e edhe asgjësimit të PS. Sot ministrat në pushtet nuk janë përfaqësues të popullit dhe të PS. Ata janë kukullat e kryeministrit”- tha Basha.

Basha tha se duke nisur nga sot, misioni i opozitës është të prijë protestat popullore, ndërsa qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të behën zot të vendit të tyre.

“Nuk ka reformë zgjedhore që të zgjidhë këto probleme që kanë pllakosur vendin. Duhet të arrestohet Vangjush Dako, të procedohet Balla, Gjiknuri. Dekriminalzimi i zgjedhjeve është kusht i panegociushëm. Nuk ka para për të ndryshuar gjendjen afrikane të konvikteve të studentëve. Të nisë procesi i vettingut të politikanëve. Unë shpresoj që PS ta gjejë forcën dhe të çlirohet nga kjo bandë kriminelësh. Dua sot që në nisje të këtij sesioni se nuk ka rrugë tjetër, të miratojmë platformën opozitare për Shqipërinë. Të marrim në dorë fatet e tyre qytetarët. Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka vetëm një mision. Të prijë protestat popullore, ndersa qytetarët të bëhen zot të vendit të tyre dhe të fëmijëve të tyre”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: