TIRANE

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi deklaratat e Presidentit Ilir Meta, mbi reformën zgjedhore e krizën politike në vend.

“Më vjen keq e më duhet ta them që Presidenti e rendit veten në krah të atyre që mendojnë se reforma nuk ka ecur sic duhet edhe pse nuk ka një partner sot që nuk e vlerëson. Parlamenti sipas Presidentit nuk qenka funksional. Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Apo se i mungojnë fjalimet e pa pikë e presje të Berishës dhe që janë zëvendësuar me fjalime të ngjashme të Kujtim Gjuzit? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane.” – u shpreh Balla.

Socialisti Balla ritheksoi se 30 qershori është afati i fundit për zgjedhjet dhe se nuk do ketë asnjë ditë më pas shtyrje.

“Që ta dini ju deputetët e opozitës. 30 qershori është afati i fundit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Nuk ka as më 1 korrik, as me 2 korrik”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb