Për të disatën herë me rradhë deputetët dhe ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) nuk marrin pjesë në punimet e seancës plenare në Parlament.
Bashkë me ta mungon edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i cili ishte në fillim i pranishëm, por më pas u largua.
Tek ky detaj u përqëndrua dhe ish kryeministri Berisha, i cili tha se Rama e Meta janë bërë si ai çifti që është ndarë, por e mban të fshehtën këtë fakt prej fëmijëve.
“Të kthehen ministrat dhe deputetët e LSI në Kuvend, jeni bërë si puna e atij çiftit që ndahet po nuk e shpall dhe rrinë e i thonë njëri-tjetrit s’po e shpallim për fëmijët, ju nuk e shpallni për shkak të parave, ku i keni, kam konstatuar se ka një muaj rresht që ministrat edhe sot dalja e brahos ishte në kuadrin e kësaj”, deklaroi Berisha.
Fotot e Marsela Karapanco në Kuvend, tregojnë karriget bosh të LSI­-së.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: