KOSOVE- Rasti i Kumanovës vazhdon të shoqërohet me enigma të ndryshme. Ndërkohë që Agjencia e Inteligjencës insiston se ka informuar Qeverinë për lëvizjet e kosovarëve në Maqedoni, shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, arsyetohen se nuk kanë ditur asgjë.

Megjithatë, këto deklarata kontradiktore dhe të vërtetën mbi neglizhencën e Qeverisë, pritet ta hetojë një komision hetimor të cilin do ta formojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, “koha.net”.

Ky komision pritet të përpilojë një raport të detajuar mbi informacionet që ka pasur ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë para se të ndodhte aksioni në Kumanovë.

Komisione të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, mirëpo ato nuk është se kanë funksionuar vërtet, por krijimi i një komisioni hetues shihet si një hap i domosdoshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: