PRISHTINË– Me ne fund 6 muaj pas zgjedhjeve, Kosova behet me qeveri te re. Me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Qeverinë e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa u betua se me përgjegjësi do t’i kryejë detyrat e përcaktuara me Kushtetutë.

Ai tha se do të punojë në interes të shtetit, zhvillimit ekonomik.

Betimin e nënshkruan edhe ministrat e Qeverisë.
1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
2. Kujtim shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës
3. Branimir Stojanivq, zëvendëskryeministër
4. Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal
6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
7. Valon Murati, ministër i Diasporës
8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
9. Abdullah Hoti, ministër i Financave
10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane
12. Haki Demolli, ministër i FSK-së
13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim
14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol
17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol
18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë
19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
Jashte kabinetit Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm në Detyrë, Enver Hoxhaj përfundimisht mbetet jashtë Qeverisë së Isa Mustafës.
Dy net më parë, atij i ishte caktuar posti i Ministrit për Dialog, por më pas gjërat shkuan në dëm të tij.

Burime të Gazetës Express thanë se kishte një presion ndërkombëtar që dialogu edhe më tej të mbetet në duart e Edita Tahirit, çka shtyu Hashim Thaçin që t’ia heqë Enver Hoxhajt emrin nga lista e ministrave.

Hoxhaj iu eshte shmangur këto ditë gazetarëve dhe e vetmja deklaratë që ka dhënë deri më tani ka qenë ajo se “unë do të mbes një profesor i mirë.
Seanca e djeshme u ndërpre me kërkesën e partive të koalicionit dhe me arsyetimin se deputetët ishin të lodhur. Ndërkohë opozita tha se “partitë e koalicionit kanë probleme me Listën Srpska, e cila nuk ka qenë në këtë seancë”.
Sot lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isë Mustafa nënshkruan një marrëveshje për bashkëqeverisje me Listën Serbe.

Në seancën e djeshme, e cila zgjati rreth nëntë orë është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, por jo kryeministri dhe kabineti qeveritar. Seanca u shty me kërkesë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kërkuan që ajo të mbahej sot në orën 12:00. Edhe pse me një shtyrje të tillë nuk u pajtuan partitë opozitare, votat e koalicionit PDK-LDK, e mundësuan një gjë të tillë.
Mësohet se seanca u shty vetëm për shkak të Listës Srpska, e cila thuhet se nuk është e kënaqur me postet ministrore, që i janë dhënë për qeverinë e re.

(d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb