KOSOVE

Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Komisionit të veçantë për të dënuar krimin dhe genocidin serb në Kosovë. Themelimi i komisionit mori një unanim prej 68 votash, pra gjithë  deputetët e pranishëm gjatë seancës parlamentare.

Grupet parlamentare gjithashtu propozuan anëtarët për këtë komision. Avdullah Hoti nga LDK-ja propozoi Armend Zemaj si përfaqësues të komisionit. Memli Krasniqi nga PDK-ja propozoi përfaqësues Mërgim Lushtaku. Albulena Haxhiu nga VV-ja propozoi përfaqësuesen Saranda Bogujevci. Teuta Haxhiu nga AAK-ja propozoi përfaqësues Muharrem Nitajn. Shqipe Pantina nga PSD-ja propozoi Aida Dërgutin. Albert Kinolli nga 6+ propozoi si përfaqësues Danush Ademi.

Ideatori i këtij Komisioni, Bilall Sherifi, u shpreh se ky model është marrë nga Parlamenti Evropian në lidhje me rezolutën që e kanë miratuar për Srebrenicën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb