PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës për heqjen e tarifës për shërbimin “roaming” me Shqipërinë. Rezoluta, e cila u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Social-Demokrate, u votua me 69 vota pro dhe një abstenim.

Dardan Mulliqaj, deputet i kësaj partie, tha se heqja e tarifës “roaming” me Shqipërinë do të rrisë komunikimin mes vendeve dhe do të ulë koston e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mulliqaj ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan rezolutën.

“Tani e tutje do të komunikojmë me njëri-tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë. Shpresoj që Qeveria e Kosovë t’i nis punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës”, është shprehur deputeti i Partisë Social-Demokrate, Dardan Mulliqaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb